75 Mall Live Search
12:52 / E Enjte, 09 Janar 2025 / G T

“Red Bull” bëhet sponsor i Atletico Madridit

Skuadra e Atletico Madridit ka arritur marrëveshje me kompaninë e njohur të pijeve energjike, “Red Bull”.

“Red Bull” dhe klubi nga La Liga kanë nënshkruar një marrëveshje bashkëpunimi deri në qershor të vitit 2027, shkruan Indeksonline

“’Red Bull’ dhe Atlético de Madrid kanë arritur një marrëveshje për t’u bërë një sponsor i ri i klubit tonë. Shumëkombëshe lider në sektorin e saj, e famshme për ‘dhënien e krahëve’ sportistëve dhe ideve, është pija e re zyrtare energjetike e entitetit tonë dhe do të jetë e lidhur me klubin tonë deri në qershor 2027”, shkruhet në njoftimin e klubit