Reali fiton ndaj Mallorcas, përballet me Barcelonën në finalen e Superkupës

Real Madrid ka kaluar në finale të Superkupës së Spanjës.
Në gjysëmfinale, Reali shënoi fitore ndaj Mallorcas, me rezultat 3-0, shkruan IndeksOnline.
Pjesa e parë e ndeshjes u mbyll me barazim 0-0, derisa skuadra e drejtuar nga Carlo Ancelotti shënoi tre gola në pjesën e dytë.
Jude Bellingham hapi serin e golave në minutën e 63-të.
Martin Valjent shënoi autogol në 90+2, ndërsa Rodrygo vulosi rezultatin përfundimtar në 90+5.
Në finale, Reali do të përballet me skuadrën e Barcelonës, ndeshje e cila zhvillohet të dielen me 12 janar, më fillim nga ora 20:00./IndeksOnline/