Zyrtare: Alban Bushi vazhdon kontratën me Shqipërinë U21

Trajneri shqiptar, Alban Bushai, ka vazhduar kontratën me Federatën e Futbollit të Shqipërisë.
Bushi do jetë trajner i grupmoshave të reja U21 te Shqipëria deri në fund të vitit 2026, shkruan Indeksonline
Lajmin e ka bërë të ditur faqja zyrtare e FSHF-së në rrjetet sociale.
“Federata e Futbollit bën me dije se Alban Bushi do të jetë trajner i Kombëtares U-21 deri në fund të vitit 2026, pas arritjes së marrëveshjes dhe nënshkrimit të kontratës së re”, shkruhet në njoftimin e FSHF-së.