75 Mall Live Search
17:57 / E Premte, 10 Janar 2025 / Gj. Sh

Genc Sermaxhaj bëhet trajner i skuadrës nga Liga e Parë

Ish-futbollisti, Genc Sermaxhaj është emëruar trajner i skuadrës së KF KIka.

Lajmin e ka bërë të ditur KF Kika, përmes një komunikate në faqen zyratre, shkruan IndeksOnline.

”Bashkimi i tij me KF Kika është një hap i rëndësishëm drejt forcimit të ekipit tonë dhe arritjes së objektivave tona për të qenë konkurrues dhe për të sjellë suksese të reja për klubin dhe tifozët tanë.”, thuhet në njoftim.

Postimi i plotë:

Me kënaqësi të madhe njoftojmë tifozët tanë, komunitetin sportiv dhe të gjithë dashamirët e futbollit se Genc Sermaxhaj i është bashkuar klubit tonë si kryetrajner.

Genc Sermaxhaj, një emër i njohur dhe i respektuar në futbollin kosovar, sjell me vete përvojë dhe profesionalizëm të jashtëzakonshëm.

Ai ka ndërtuar një reputacion të shkëlqyer falë angazhimit të tij të palodhshëm dhe rezultateve të arritura në karrierën e tij si trajner dhe futbollist.

Bashkimi i tij me KF Kika është një hap i rëndësishëm drejt forcimit të ekipit tonë dhe arritjes së objektivave tona për të qenë konkurrues dhe për të sjellë suksese të reja për klubin dhe tifozët tanë.

I urojmë trajnerit Sermaxhaj mirëseardhje dhe shumë suksese në drejtimin e ekipit tonë!/IndeksOnline/