Nuk kryen punë as legjenda Giggs në stolin e Salfordit, Manchester Cityt shënon tetë gola ndaj tyre

Skuadra e Manchester Cityt ka shënuar fitore të thellë 8:0 ndaj Salfordit në ndeshjen e vlefshme për Fa Cup.
Qysh në pjesën e parë u mësua fituesi i këtij dueli, pasi djemtë e Pep Guardiolas shënun tri herë, shkruan Indeksonline
Golat në 45 minutat e parë i shënuan: Jeremy Doku, Mubam dhe O’Reilly.
Në pjesën e dytë, kampioni i Premier League shënoi edhe pesë gola tjerë.
Futbollisti McAtee shënoi hat-trik, Jeremy Doku shënoi të dytin personal dhe Jack Grealish realizoi gol pas pothuajse një viti.
Kujtojmë që në stolin e skuadrës së Salfordit ishte edhe legjenda e Manchester Unitedit, Ryan Giggs – i cili ishte asistent i Robinsonit./Indeksonline/