75 Mall Live Search
08:20 / E Diele, 12 Janar 2025 / Gj. Sh

Java e 16-të/ Sot dy ndeshje interesante në Superligën e Basketbollit

Sot zhvillohen tre ndeshje interesante në basketbollin kosovar.

Ndeshjet janë të vlefshme për javën e 16-të të Superligës, shkruan IndeksOnline.

Nga ora 17:00 do të përballen skuadrat prishtinase, Sigal Prishtina-Bora, në një sfidë emocionuese. Sigal Prishtina ka shtatë e tetë humbje, ndërsa Bora pesë fitore e dhjetë humbje.

Në të njëjtën kohë zhvillohet edhe ndeshja mes Bashkimit dhe Vëllaznimit.

Prizrenasit ndodhen në vendin e dytë me dhjetë fitore e pesë humbje, ndërsa kuqezinjtë tetë fitore e shtatë humbje, ku kanë katër fitore radhazi.

Ndeshja e fundit e kësaj xhiro është ndërmjet Pejës dhe Proton Cable Prizrenit, ku fitorja është e vlefshme për të dy skuadrat. Verdhezinjtë kanë tetë e shtatë humbje, ndërsa prizrenasit katër fitore e 11 humbje.

Kjo pëballje nis nga ora 19:00./IndeksOnline/