Kimmich tregon të rejat rreth kontratës së tij

Ylli i Bayernit, Joshua Kimmich ende nuk ka vazhduar kontratën me Bayernin.
Kimmich, kishte folur në një intervistë për “Sky” për situatën e tij me kontratë, e cila i skadon në fund të këtij sezoni.
Mesfushori gjerman, ka pasur interesim edhe nga skuadra e Barcelonës, ku do të shihte një ribashkim me ish-trajnerin e tij Hansi Flick.
🚨 Kimmich on contract expiring in 6 months: “I spoke to the club. I won't put too much pressure on myself. But of course there has to be a decision in the coming months”.
— Fabrizio Romano (@FabrizioRomano) January 12, 2025
“Of course there are many good reasons to extend. I have to consider it all and decide”, told Sky. pic.twitter.com/RMMz4J1seo
“Kam folur me klubin. Nuk do të bëj shumë presion mbi veten time. Por sigurisht që duhet të ketë një vendim në muajt në vijim”. “Sigurisht që ka shumë arsye të mira për të zgjatur. Duhet t’i shqyrtoj të gjitha dhe të vendos”, u shpreh Kimmich.
Kimmich, këtë sezon ka bërë 25 paraqitje dhe ka shënuar 1 gol dhe 6 asistime në të gjitha garat për Bayernin./IndeksOnline/