Në të njëjtën orë, Haradinaj në Kuvend dhe në Gjilan?
Kuvendi i Kosovës pritet që sot në orën 14:00 të mbajë seancën e radhës plenare.
Ndër pikat e rendit të ditës është edhe interpelanca e kryeministrit Ramush Haradinaj, sipas kërkesës së LDK-së, në lidhje me gjuajtjen me armë nga zëvendëskryeministri, Dardan Gashi, shkruan Indeksonline.
Mirëpo, në një kohë mjaft të afërt Haradinaj del se do të jetë edhe në Gjilan. Sipas një njoftimi nga zyra informative e Qeverisë, në orën 14:30, kryetari i Gjilanit, Lutfi Haziri do pres për vizitë kryeministrin Haradinaj./Indeksonline/