75 Mall Live Search
09:57 / E Mërkurë, 15 Janar 2025 / LB

Haradinaj e Limaj bëjnë homazhe në Reçak

Homazhe në Kompleksion Memorial në Reçak ka bërë edhe kreu i AAK-së Ramush Haradinaj së bashku me kreun e Nismas, Fatmir Limaj dhe partnerët tjerë të koalicionit.

Haradinaj ka kërkuar drejtësi për civilët e vrarë e masakruar në Reçak nga forcat serbe.

 “E para që na duhet ta themi është se duam drejtësi, diçka që na takon me të drejtë për të kërkuar. Ende nuk ka drejtësi për Reçakun dhe për shumë masakra në Kosovë. Është absurde kjo gjendje që të mos ketë drejtësi dhe të mos nxirren para gjyqit ata qe i kanë kryer këto krime”, tha Haradinaj.

Ndërsa, kreu i Nismas, Fatmir Limaj ka thënë se masakra e Reçakut është në themelet e lirisë së Kosovës, andaj me përkulje nderojmë të gjithë martirët dhe dëshmorët, jo vetëm të kësaj masakre, por të gjithë kombit.