75 Mall Live Search
11:56 / E Mërkurë, 15 Janar 2025 / LB

Nimani bën homazhe në Reçak: Një ngjarje që mbetet e skalitur në kujtesën historike të popullit shqiptar

Koalicioni AAK – NISMA – KONSERVATORËT – FORUMI INTELEKTUAL E30 – IDEAL kanë bërë homazhe në përvjetorin e masakrës në Reçak.

Udhëheqësi i Forumit Intelektual E30, Artan Nimani ka thënë se kjo ngjarje mbetet e skalitur në kujtesën historike të popullit shqiptar si simbol i dhimbjes, guximit dhe kërkimit për drejtësi.

“Më 15 janar 1999, forcat serbe kryen një akt barbar ndaj popullsisë civile të fshatit Reçak, ku humbën jetën 45 civilë të pafajshëm. Ky krim, i dënuar ndërkombëtarisht, shënoi një kthesë vendimtare në ndërgjegjësimin botëror për padrejtësitë dhe krimet e luftës në Kosovë”, ka shkruar ndër të tjera Nimani.