75 Mall Live Search
11:16 / E Enjte, 25 Janar 2018 / indeksADMonline

Thaçi në diskutim me liderët e shteteve evropiane dhe të Ballkanit Perëndimor në Davos

Presidenti i vendit, Hashim Thaçi është duke marrë pjesë në takimin e liderëve të Evropës në kuadër të Forumit Ekonomik Botëror në Davos.

Thaçi me këtë rast ka theksuar se bashkë me liderët e shteteve evropiane dhe ata të Ballkanit Perëndimor, është biseduar për temat aktuale që kanë ndikim në agjendat rajonale dhe më gjerë, transmeton Indeksonline.

Gjithashtu Thaçi ka bërë të ditur se gjatë ditës do të jetë pjesëmarrës në sesione të tjera të forumit dhe do të zhvillohen takime bilateral edhe me përfaqësues të shteteve të ndryshme.

Ky është postim i plotë:

Në këtë mëngjes mora pjesë në takimin e liderëve të Evropës, i cili u mbajt në kuadër të Forumit Ekonomik Botëror në Davos.

Me liderët e shteteve evropiane dhe ata të Ballkanit Perëndimor, në takimin e udhëhequr nga Presidenti i Forumit Ekonomik Botëror, Børge Brende, biseduam për temat aktuale që po ndikojnë në agjendat rajonale dhe më gjerë.

Ne biseduam edhe për rolin e Evropës në botë dhe për bashkëpunimin tonë të mundshëm për ta bërë një Evropë më të zhvilluar, më të fortë dhe më moderne.

Gjatë ditës do të jem pjesëmarrës në sesionet e tjera të forumit dhe do të zhvillojë takime bilaterale edhe me përfaqësues të shteteve të ndryshme. HTH