75 Mall Live Search
13:37 / E Shtunë, 18 Janar 2025 / FR

Rrokulliset kamioni në Vojtesh, lëndohet shoferi

Një vetaksident ka ndodhur gjatë ditës së sotme në rrugën nacionale Mitrovicë-Pejë, saktësisht në Vojtesh.

Rastin për Indeksonline e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahniti, ku njoftoi se si pasojë e aksidentit ka mbetur i lënduar shoferi i kamionit.

“Vetaksident i shkaktuar në rrugën rajonale Mitrovicë-Pejë vendi i quajtur Vojtesh. Si pasojë e vetaksidentit lëndime ka pësuar shoferi i kamionit”, ka thënë Zahiti./Indeksonline/