Tim Civeja shkëlqen në Bundesliga 3, shënon gol dhe bën asist për Saarbrucken-in

Skuadra e Saarbrucken ka shënuar fitore 4:0 ndaj Munich 1860 në javën e 20-të në Bundesliga 3.
Mesfushori i Kombëtares së Shqipërisë në grupmoshat e reja, Tim Civeja ishte protagonist në këtë takim, shkruan Indeksonline
Civeja shënoi një gol dhe bëri një asist në këtë fitore të skuadrës së tij.
Fillimisht mesfushori shënoi në minutën e 45’të dhe më pas bëri asist në minutën e 75’të te goli i shënuar nga Multhaup.
Ky ishte goli i pestë i 23-vjeçarit në Bundesliga 3 me fanellën e Saarbruckenit këtë edicion. Ai po ashtu ka bërë edhe dy asiste./Indeksonline/
Goli i Tim-it: https://streamin.me/v/54e8de87