75 Mall Live Search
13:43 / E Diele, 19 Janar 2025 / L A

Girona në bisedime me Barcelonën për Garcian

Barcelona duhet të bëjë një shitje këtë muaj për të nënshkruar me Marcus Rashford, dhe aktualisht, largimi më i mundshëm është ai i Eric Garcias.

Mbrojtësi, i cili është shumë poshtë në hierarkinë e planeve të Hansi Flick, kërkohet nga Como dhe Girona, me këtë të fundit që shihet si favorit për ta rikthyer atë në Montilivi.

Sipas “Mundo Deportivo“, kanë ndodhur bisedime mes Barcelonës dhe Gironës në lidhje me një marrëveshje për Garcia, dhe Girona është e gatshme të ofrojë 10 milionë euro për të arritur një marrëveshje.

Vlen të theksojmë se Garcia, sezonin e kaluar kishte qenë pjesë e skuadrës ku i cili ndihmoi Gironën të arrijë Ligën e Kampionëve dhe pozitën e 3-të në La Liga./IndeksOnline/