75 Mall Live Search
13:56 / E Diele, 19 Janar 2025 / Gj. Sh

Manchester United dhe Chelsea futen në garë për yllin e Dortmundit

Jamie Gittens është një yll i ri i futbollit, që do të ketë të ardhme të ndritur.

20-vjeçari po shkëlqen me Borusia Dortmundin dhe tashmë skuadrat e mëdha evropiane kanë nisur të interesohen për shërbimet e tij, shkruan IndeksOnline.

Bayern Munich e konsideron sulmuesin anglez si përforcim për afatin e verës.

Por së fundi në garë për shërbimet e Gittens janë futur edhe Manchetser United dhe Chelsea.

Ai ka kontrat me Dortmundin deri në vitin 2028, ndërsa vlera e tij aktuale në treg është 60 milionë euro./IndeksOnline/