Lahi Brahimaj: Banorët e Dobroshit dhe fshatrave përreth, janë bashkuar me Kosovën Fituese

Kandidati për deputet në radhët e AAK-së, Lahi Brahimaj, gjatë ditës së sotme ka takuar banorët e fshatrave Dobrosh, Sheremetaj, Pacaj, Rracaj, Dallashaj, Rrypaj e Madanaj.
Brahimaj, përmes një postimi në facebook u shprehë se Këto fshatra heroike që qëndruan si kala të pathyeshme në kohët më të vështira të luftës çlirimtare, sot janë bashkuar me Kosovën Fituese.
“Sonte në Dobrosh, u takuam me banorët e fshatrave Dobrosh, Sheremetaj, Pacaj, Rracaj, Dallashaj, Rrypaj e Madanaj. Këto fshatra heroike që qëndruan si kala të pathyeshme në kohët më të vështira të luftës çlirimtare, sot janë bashkuar me Kosovën Fituese, për jetë më të mirë dhe siguri të përhershme”, ka shkruar Brahimaj.
Kujtojmë se në zgjedhjet e 9 shkurti, Lahi Brahimaj kandidon me numër 90./Indeksonline/