Borussia Dortmundi gjen zëvëndësuesin e Sahinit

Borussia Dortmund ka shkarkuar trajnerin dhe ish-lojtarin, Nuri Sahin.
Shkarkimi i tij erdhi pas formës së dobët që po kalonin “verdhezinjtë” dhe humbja ndaj Bolognas ishte qershia mbi tortë për turkun.
Siç raporton “Mirror”-i, Dortmundi është afër të emërojë trajnerin holandez, Erik Ten Hag.
Ten Hag, ka një marrëdhënie “shumë të mirë” me këshilltarin dhe ish-kapitenin e Dortmundit, Matthias Sammer. Kjo vetëm sa ka shtuar benzinë për të folur se ai mund të zëvendësojë Sahinin.
Holandezi, u takua me Sammerin gjatë qëndrimit të tij të mëparshëm në Gjermani. Ish-trajneri i Ajax-it ishte në krye të skuadrës B të Bayern Munichut kur Pep Guardiola ishte në klub.
Ten Hag, është aktualisht i papunë pas shkarkimit të tij në nëntor nga Manchester Unitedi./IndeksOnline/