75 Mall Live Search
17:31 / E Mërkurë, 22 Janar 2025 / Gj. Sh

KF Trepça reagon ashpër pasi futbollistët e klubit nuk u lejuan të stërviten në fushen sintetike “Xhevat Jusufi”

Futbollistët e KF Trepçës janë penguar dhe nuk janë lejuar të stërviten në fushën sintetike “Xhevat Jusufi – Xheki”.

Përmes një ragimi, KF Trepça ka bërë të ditur se ata u penguan nga personi përgjegjës për menaxhimin e fushës, z.Jeton Ujkani, shkruan IndeksOnline.

Sipas tyre, klubi ka të drejtën e shfrytëzimit të fushës çdo ditë nga 2 orë, derisa ka kërkuar nga Komuna e Mitrovic dhe institucionet përgjegjëse të reagojnë menjëherë për të garantuar respektimin e vendimit zyrtar dhe të drejtave të KF Trepça.

Reagimi i plotë:

KF Trepça shpreh shqetësimin e saj lidhur me pengesën e sotme në shfrytëzimin e fushës sintetike “Xhevat Jusufi – Xheki”.

Sipas vendimit të Komunës së Mitrovicës, klubi ynë ka të drejtën e shfrytëzimit të fushës çdo ditë nga 2 orë.

Megjithatë, sot, personi përgjegjës për menaxhimin e fushës, z.Jeton Ujkani, pengoj skuadrën e KF Trepça për realizimin e stërvitjes së tyre.

Ky veprim përbën një shkelje të marrëveshjes dhe cenon zhvillimin sportiv të të rinjve tanë, të cilët punojnë me përkushtim për të ngritur emrin e klubit dhe qytetit tonë.

Ftojmë Komunën e Mitrovicës dhe institucionet përgjegjëse të reagojnë menjëherë për të garantuar respektimin e vendimit zyrtar dhe të drejtave të KF Trepça.

Ne kërkojmë që raste të tilla të mos përsëriten, pasi ato dëmtojnë jo vetëm klubin tonë, por edhe sportin mitrovicas në përgjithësi.

KF Trepça mbetet e përkushtuar në respektimin e rregullave dhe në zhvillimin e futbollit në qytetin tonë.

Presim mirëkuptim dhe bashkëpunim për zgjidhjen e këtij problemi sa më shpejt të jetë e mundur./IndeksOnline/