Statovci viziton një sipërmarrëse, vishet me teshat kombëtare

Kandidatja e VV-së për deputet, Jeta Statovci gjatë ditës së sotme ka vizituar një sipërmarrëse.
Ajo ka thënë se duhet ruajtur tradita dhe kultuara e të parëve tanë.
‘’Ruajtja e traditës dhe kulturës së të parave tona, edhe si janë veshur e zbukuruar, është me të vërtetë një akt jo vetëm kreativ e krenar, por edhe respekt për historinë estetike shqiptare. Tolinda Gojani-Asani, profesoresha kreative e sipërmarëse, na zbukuroi sot ditën mua dhe Trierës!’’, ka shkruar Statovci./Indeksonline/