75 Mall Live Search
15:18 / E Martë, 28 Janar 2025 / L A

Guardiola: Do të ishte katastrofë nëse nuk kualifikohemi tutje

Trajneri i Manchester Cityt, Pep Guardiola, ka diskutuar ndeshjen e ardhshme të Ligës së Kampionëve kundër Club Brugge.

Skuadra e tij mund të rrezikojë eliminimin nga Liga e Kampionëve, në rast se nuk arrin të fitoj ndeshjen e nesërme.

“Situata në të cilën ndodhemi, duhet ta fitojmë ndeshjen, ose nuk do të vazhdojmë në garë. Ne duam të përparojmë dhe të kemi një tjetër mundësi për të luajtur dy ndeshje të tjera dhe për t’u kualifikuar në fazën tjetër”, u shpreh Guardiola.

“Nuk është problem, është një mundësi, një sfidë dhe ne do ta përballojmë atë kokë më kokë. Për klubin, nuk do të ishte mirë nëse nuk do të kualifikoheshim, por nuk po mendoj për këtë tani. E di që shumë janë të shqetësuar nëse do të kualifikohemi, por besoj se do ta bëjmë këtë”, përfundoi spanjolli.

Kujtojmë se Manchester City, do të pres në “Etihad”, Club Brugge, me ndeshjen që zhvillohet nesër në orën 21:00.