75 Mall Live Search
10:07 / E Premte, 31 Janar 2025 / G T

Szczesny: Djali im është tifoz i Real Madridit!

Portieri i Barcelonës, Szczesny gjatë një interviste ka treguar se djali i tij është një tifoz i madh i Real Madridit.

Szczesny u rikthye nga pensionimi për të nënshkruar me gjigantin spanjoll, shkruan Indeksonline

Gjatë kësaj interviste, polaku tha se djali i tij është një tifoz i Real Madridit, por që dalëngadalë po mësohet me yjet e Barcelonës.

“Djali im është tifoz i Real Madridit dhe unë s’mund të bëjë asgjë.

“Ngadalë po mëson se Lamine Yamal nuk është i dobët, Leëandoëski nuk është i dobët dhe Pedri nuk është i dobët. Tani ai është i lumtur që po fitojmë ndeshje dhe kjo është normale”, u shpreh portieri

34-vjeçari deri tani me Barcelonën ka zhvilluar gjashtë ndeshje dhe ka pranuar tetë gola./Indeksonline/