Mbushet “full” salla, nis seanca ndaj Naim Murselit

Në Gjykatën Themelore në Prishtinë ka nisur të mbahet shqyrtimi fillestar ndaj katër të akuzuarve për vrasjen e Liridona Ademajt.
Një seancë e tillë ishte paraparë të mbahej më 27 janar, por u ndërpre pak pasi nisi për shkak se avokatët e dy të akuzuarve thanë se nuk kishin pranuar me kohë shkresat e lëndës.
Në fillim të seancës, prokurorja e rastit, Javorka Përlinçeviq tha se për dallim nga herat e kaluara, palët tashmë i kanë marrë të gjitha materialet dhe besoj që gjithcka është në rregull.
Interesim i madh i mediave është parë për të përcjellë nga afër rrjedhën e kësaj seance. /IndeksOnline/