Kategorizimi i sporteve në Kosovë, MKRS shokon me vlerësimin për futbollin

Pavarësisht suksesit që ka patur kohëve te fundit, rritjes së cilësisë, infrastrukturës, investimeve dhe popullaritetit, Ministria e Sportit në Kosovë ka bërë kategorizim të pabesueshëm për futbollin në vend.
Në listën e fundit të kategorizimit të sporteve, MKRS e ka vlerësuar me vetëm 83.5 pikë FFK-në.
Besoni apo jo, në vlerësimin e fundit të bërë për sportistët, MKRS ka vlerësuar vetëm dy futbollistë me nga 5 pikë, Lindon Fejzullahun dhe Albulena Fejzën.
Në këtë kategorizim skandaloz nuk është marrë parasysh fakti se pikërisht këtë vit, përfaqësuesja e Kosovës në futboll ka arritur në renditjen më të lartë në FIFA duke zënë pozitën e 99-të.
Ky vlerësim shihet edhe si një nënçmim për punën e bërë nga 158 klubet e futbollit në Kosovë.
Indeksonline ka pyetur në FFK nëse do të ushtrojnë të drejtën e ankesës për këtë vlerësim.
“Nuk kemi kujt t’i bëjmë ankesë. Ankesë janë faktet e vërteta” thuhet në përgjigjen e FFK-së.