Zyrtare: Talenti i Barcelonës transferohet tek Al Ittihad

Barcelona e ka konfirmuar largimin e futbollistit, Unai Hernandez.
20-vjeçari spanjoll karrieren do ta vazhdoj në Arabi, te skuadra e Al Ittihad, shkruan IndeksOnline.
Hernandez u bashkua me Barcelonën, gjatë vitit 2022, duke iu bashkuar skuadrës U19A.
Nga viti 2023, ai u bë anëtar i skuadrës në Barça Atlètic.
Gjatë këtyre viteve, Hernadez shënoi 19 gola me fanellen katalanase./IndeksOnline/