75 Mall Live Search
15:50 / E Shtunë, 01 Shkurt 2025 / Gj. Sh

Calabria lë Milanellon me lot: Do të më mungojë gjithçka

Davide Calabria nuk do të jetë pjesë e Milanit.

Mbrojtësi italian, sot është përshendetur me shokët e skuadrës në qëndrën stervitore, pasi do ta vazhdoj karrierën te skuadra e Bolognas, shkruan IndeksOnline.

Ai u pa duke u larguar me lot në sy dhe tha se do ti mungojë gjithçka nga Milani.

”Është e vështirë, do të më mungojë gjithçka, gjithçka që kam përjetuar këtu. Gjithmonë do të mbaj me vete çdo kujtim që kam, jam mirënjohës për atë që kam përjetuar në Milan”

Si kanë qenë ditët e fundit?

“Vështirë, si kur ndahesh nga gruaja (qesh). Do të fillojë një kapitull i ri dhe i uroj të gjithëve më të mirat.”, deklaroi Calabria./IndeksOnline/