100 mijë vezë vidhen nga një rimorkio në Pensilvani

Policia në Pensilvani ka nisur hetimet pasi 100,000 vezë organike me vlerë mbi 40,000 dollarë u vodhën nga pjesa e pasme e një rimorkioje, gjatë fundjavës.
Vjedhja ndodhi në Greencastle, Pennsylvania.
Vezët u vodhën nga pjesa e pasme e një rimorkioje shpërndarëse të shtunën rreth orës 20:40, ndërsa ajo ishte e parkuar jashtë Pete & Gerry’s Organics.
Policia e Shtetit e Pensilvanisë, Chambersburg, iu përgjigj rastit dhe zbuloi se rreth 100,000 vezë, me vlerë rreth 40,000 dollarë ishin vjedhur.
Autoritetet nuk ofruan ndonjë pasqyrë se si një vjedhje kaq e madhe mund të kishte ndodhur pa u vënë re ose nëse ata kishin ndonjë pistë të mundshme në këtë rast.