Fjalimi i Fetah Paçarizit në fundin e fushatës: Bashkë do ta bëjmë një Kosovë më të mirë

Fetah Paçarizi është i bindur se të bashkuar Kosova do të ketë ndryshimin e nevojshëm.
Kandidati nga PDK-ja me numër 89 ka thënë se mbështetja që ka marrë në fushatën elektorale është motiv i madh për të.
“Të dashur qytetarë, miq dhe përkrahës të Partisë Demokratike të Kosovës,
Gjatë këtyre ditëve të fushatës elektorale, mbështetja juaj ka qenë burim i jashtëzakonshëm motivimi për mua. Ky besim më nxit për ta dhënë kontributin tim në përmirësimin e jetës së qytetarëve dhe zhvillimin e Kosovës. Të bashkuar, do ta sjellim ndryshimin e nevojshëm dhe do të punojmë për një të ardhme më të mirë për secilin prej nesh”, shkruan Paçarizi në Facebook./Indeksonline/