75 Mall Live Search
19:15 / E Enjte, 06 Shkurt 2025 / Gj. Sh

Gerrard pritet të rikthehet si trajner te ish-skuadra e tij

Ditë më parë, Steven Gerrard e përfundoi aventuren si trajner në Arabinë Saudite.

Ai dha dorëhejqa nga pozita e trajnerit të Al Ettifaq pas 18 muajve në krye, shkruan IndeksOnline.

Mediat angleze, raportojnë se Gerrard pritet të rikthehet në detyrë shumë shpejtë.

Legjenda e Liverpulit, mund të bëjë një rikthim te ish-skuadra skoceze, Rangers.

Gerrard sa ishte trajner i Rangersit, arriti të shpallej kampion i ligës skoceze, në vitin 2021, dhe do të ishte i mirëpritur për një aventurë të re./IndeksOnline/