75 Mall Live Search
20:04 / E Enjte, 06 Shkurt 2025 / Gj. Sh

Plisat reagojnë ndaj Europianit “Shqipëri-Serbi”, e konsiderojnë aktin anti-kombëtar dhe më të turpshëm në histori

Tifo-grupi më i madh në shqiptari, “Plisat” kanë bërë një reagim pas Federata Shqiptare e Futbollit (FSHF) edhe zyrtarisht do të bëjnë organizimin e kampionatit europian të futbollit për grupmoshat U21, Euro2027.

Në reagimin e tyre të gjatë, “Plisat” e kanë konsideruar këtë akt të FSHF-së si antikombëtar dhe të turpshëm.

Ata kanë renditur të gjitha krimet serbe që janë bërë në Kosovë gjatë shekullit të fundit duke përfshirë këtu edhe aktin e Banjskës që ndodhi para më shumë së një viti në Kosovë.

Reagimi i plotë i “Plisave” në rrjetet sociale

REAGIM I GRUPIT “PLISAT” NDAJ AKTIT MË TË TURPSHËM NË HISTORINË E SPORTIT SHQIPTAR

Fatmirësisht jeni pak, por fatkeqsisht jeni me ndikim të madh në atë Shqipërinë tonë të zemrës. Jeni pak ju që keni komplekse inferioriteti ndaj shkijeve e ndaj ballkanasve tjerë, por sherrin e keni të madh sepse jeni në pozita të larta.

Është shkrim pak më i gjatë ky, por jo aq sa dhimbjet tona. As sa krenaria jonë. Andaj ju lusim te ndani pak kohe që ta lexoni.

Federata Shqiptare e Futbollit duhet ta dijë se sporti nuk është i ndarë nga historia dhe as nga ndjenjat e popullit që përfaqëson. Ky vendim nuk është vetëm i pakuptimtë, por edhe antikombëtar.

Askush nuk ju dha mandat t’i rehabilitoni kriminelët. Askush nuk ju dha mandat të shkelni mbi dinjitetin tonë.

Por ju keni mandat ta përcjellni futbollin. E kur e bëni punën tuaj, si nuk ju bie në sy asnjë akt antishqiptar nëpër stadiumet e “partnerëve” tuaj? Si nuk ju bijnë në sy flamujt anti Kosovë, anti Shqipëri, koreografitë e shkijeve duke u zotuar që do ta bëjnë namin kur të kthehen në Kosovë? Atyre ua kemi dhënë përgjigjen e merituar gjithmonë, herën e fundit kur u futën ne Banjskë para 1 viti e gjysmë, kur i lanë të vdekur shokët e tyre e ikën malit si lepujt, por sot vendosëm t’ua japim juve përgjigjen e parë, këtu të shkruar, për aktin tuaj të turpshëm.

z.Duka, me një të rënë të lapsit e me një nënshkrim tuajin, nuk shlyhet historia e aq më pak krenaria e dhimbjet tona, POR ju sigurojmë që ne lëndohemi shumë.

E kush jemi ne? Jemi populli shqiptar, i cili gjithandej trojeve ju shikon me habi e mëri se si kur nënshkruat me partnerët Tuaj, nuk i kujtuat veprimet e tyre vetëm në luftën e fundit, ku ndaj nesh i kanë kryer hiç më pak se:

15,000 vrasje të civilëve,

mbi 20,000 dhunime të grave;

kanë djegur mbi 40% të pronave të shqiptarëve;

kanë zhdukur mbi 6000 shqiptare, rreth 1600 prej të cilëve ende nuk dihet ku janë;

kanë kryer mbi 400 masakra, të dokumentuara;

kanë plaçkitur pronat privat e publike të shqiptarëve të Kosovës;

etj etj.

Por dëshira e tyre për gjakpirje e plaçkitje as nuk ka filluar me luftën e fundit, e as nuk ka përfunduar me të njejtën.