Vetëm një vendvotim hapet me kohë në qendrën e vetme të votimit me kusht në Prishtinë

Në të vetmen qendër të votimit me kusht në Prishtinë në Fakultetin e Edukimit është hapur vetëm një vendvotim qysh nga ora 07:00.
Kështu raporton gazetari Vullnet Krasniqi i cili është duke e përcjellë procesin zgjedhor në këtë qendër.
Raportohet poashtu se në disa vendvotime ka mungesë stafi si dhe probleme me rrjet, njofton Klankosova.tv.