Alban Skenderaj me dedikim prekës për Sidorelen: Ti je frymëzimi dhe idhulli im! (Foto)
Këngëtari i njohur shqiptar, Alban Skenderaj ka befasuar Sidorelen e cila është një vajzë e paralizuar shqiptare.
Ajo e kishte idhull Albanin dhe kështu ai vendosi t’ia plotësonte dëshirën e madhe që kishte ta takonte.
Por pas kësaj vizite Albani ka shpërndarë dhe një fotografi së bashku me një dedikim për Sidorelen.
Sidorela! Ashtu siç ke emrin ke dhe shpirtin, melodi dhe frymezim! Faleminderit qe me tregove ashtu si motra jote Aisha qe forca e dashurise dhe miresise mposhte çdo te keqe dhe fiton mbi çdo pengese! Dje isha idhulli jot, sot je ti idhulli im, per kurajon, buzeqeshjen dhe shpirtin tend pastër,”-përfundon Skënderaj në këtë postim./Indeksonline/