75 Mall Live Search
13:42 / E Enjte, 13 Shkurt 2025 / L K

“Tribunë dhe zhveshtore”, Agim Ademi vë gur themelin e këtij stadiumi

Presidenti i FFK-së, Agim Ademi ka vendosur gurthemelin për tribunën e re dhe zhveshtoren e re për stadiumin “Ekrem Grajqevci” në Fushë-Kosovë.

“Sot, së bashku me nënkryetarin e Komunës së Fushë-Kosovës, Besnik Osmani, drejtorin e Sportit, Ali Topalli, komandantin e KFOR-it slloven dhe futbollistët e KF Fushë-Kosova, kemi vendosur gur themelin për tribunën e re dhe zhveshtoren e re për stadiumin “Ekrem Grajqevci”.
Ky investim i rëndësishëm është mundësuar nga Komuna e Fushë-Kosovës dhe Federata e Futbollit e Kosovës.
Gjatë vitit 2024, FFK-ja ka investuar edhe në tapetin e këtij stadiumi, duke e ndryshuar atë në tërësi, për të ofruar kushte më të mira për lojtarët, derisa tashmë po fillon faza e ofrimit të kushteve më të mira edhe për tifozët.
Ky stadium do të jetë i kategorizuar dhe do të shërbejë edhe për ndeshjet ndërkombëtare të grupmoshave.
Bashkë po e bëjmë futbollin më të fortë dhe më të bukur”, shkruan Ademi në njoftim./Indeksonline/