Dy gola në dy ndeshje për Milanin, Gimenez hapave të Shevchenkos

Mialni duke se ka bërë mrë me transferimin e Santiago Gimenez.
Sulmuesi meksikan po e dëshmon vetën, duke shënuar dy gola në dy ndeshjet e tij të para në Serie A, shkruan IndeksOnline.
Ai mbrëmë shënoi golin e vetëm në fitoren 1-0 ndaj Veronas, derisa shënoi një tjetër javën e kaluar ndaj Empolit.
AI është bërë golashenuesi i tretë në historinë e Milanit që shënon dy gola brenda dy ndeshjeve në Serie A, pas Andrey Shevchenkos dhe Christaian Pulisic.
Pas golit të fitores ndaj Veronas, 23-vjeçari tha se po jeton një ëndërr në Milan.
‘”Një ndjenjë e mrekullueshme, po jetoj një ëndërr. Jam gati sepse diçka mund të ndodhë gjithmonë”, ka deklaruar sulmuesi meksikan.
Gimenez u transferua nga skuadra e Feyenoordit, për një shifër prej 35 milion euro./IndeksOnline/