75 Mall Live Search
14:40 / E Enjte, 20 Shkurt 2025 / FR

Kaq gra deputete do të kenë partitë në kuvend

Njohësi i punës së kuvendit, Albert Krasniqi, ka dhënë detaje se nga rezultatet e numëruara nga KQZ-ja në vendvotime kaq gra do të kenë partitë në kuvend.

Krasniqi, përmes një postimi në facebook është ka thënë se nga radhët e VV-së do të hynë 19 gra.

Ndërsa, PDK-ja do të ketë 8 gra, LDK-ja do të ketë 6 gra, dhe AAK-NISMA do të ketë 3 gra.

“Sipas rezultateve të numëruara nga KQZ-ja në vendvotime, përbërja e kuvendit të ardhshëm për 100 ulëset e shumicës do të duket kështu:

VV: 47 deputetë, 28 burra dhe 19 gra (asnjë me kuotë)

PDK: 25 deputetë, 17 burra dhe 8 gra (3 me kuotë)

LDK: 20 deputetë, 14 burra dhe 6 gra (2 me kuotë)

AAK-NISMA: 8 deputetë 5 burra dhe 3 gra (1 me kuotë)”, ka shkruar Krasniqi.

Ndërsa ka shtuar se këto do të dhëna do të ndryshojnë pas numërimit të votave me kusht dhe atyre të diasporës./IndeksOnline/