75 Mall Live Search
21:58 / E Premte, 21 Shkurt 2025 / FR

Ambasadorët gjermanë nga rajoni takohen në Tiranë: Diskutuam sfidat aktuale në rajon

Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde, është deklaruar rreth takimit që ka pasur me ambasadorët e tjerë nga ky shtet në vendet e tjera të rajonit, në Tiranë. Diplomati gjerman ka thënë se me ambasadorët e tjerë gjermanë kanë diskutuar për sfidat aktuale në rajon si edhe për lidhjen rajonale.

Ambasadori gjerman, ka shkruar në rrjetin social ‘Blue Sky”, se pjesë e diskutimeve ka qenë edhe integrimi në BE.

‘‘Sapo përfundoi një konferencë rajonale frymëzuese për ambasadorët e Gjermanisë në Tiranë! Ishte e mrekullueshme të takohesha dhe të shkëmbeja me kolegë nga Shqipëria, Bosnja dhe Hercegovina, Mali i Zi, Maqedonia e Veriut, Serbia dhe nga Berlini. Diskutuam sfidat aktuale në rajon dhe ndikimet e qëllimshme, integrimin në BE dhe lidhjen rajonale’’, ka shkruar Rohde në ‘Blue Sky’.

Just wrapped up an inspiring regional conference for 🇩🇪 Ambassadors in Tirana! It was great to catch up + exchange with colleagues from 🇦🇱, 🇧🇦, 🇲🇪, 🇲🇰, 🇷🇸 & from @germany.diplo.de in Berlin. We discussed current challenges in the region and intentional influences, EU 🇪🇺 integration & regional connectivity.

[image or embed]

— Ambassador Jörn Rohde (@pristina.diplo.de) February 21, 2025 at 8:23 PM