75 Mall Live Search
15:03 / E Diele, 23 Shkurt 2025 / Gj. Sh

Atmosferë e jashtëzakonshme në ”Parparim Thaqi” mbi 5000 tifozë në ndeshjen mes Lirisë dhe Vëllaznimit (VIDEO)

Në ndeshjet e futbollit kosovar, jemi mësuar të shohim numër të vogël të tifozëve në tribuna.

Por sot në stadiumin ”Përparim Thaqi” në Prizren u krijua një atmosferë fantastike, shkruan IndeksOnline.

Mbi 5000 tifozë ishin të pranishëm në derbin e Ligës së Parë, mes Lirisë dhe Vëllaznimit.

Në momentin që Dijar Nikqi i dha epërsinë skuadrës prizrenase, nisi festa në stadium, ku ”Arpagjiktë” krijuan momente që rrallë shihen në futbollin kosovar./IndeksOnline/