Lille i vendos çmimin Edon Zhegrovës

Edon Zhegrova mund të largohet nga Lille në fund të sezonit.
Kosovari, ditë më parë kishte konfirmuar se nuk do të vazhdonte kontratën me Lille, duke shtuar mundësinë e largimit të tij.
Sipas “Tutto Juve”, Lille i kërkon hiç më pak se 40 milionë euro për kartonin e Zhegrovës.
Por, duke e pasur parasysh se anësorit ofanziv do t’i skadojë kontrata pas një viti, ky çmim mund të zbresë gjatë verës që vjen.
Interesim për Zhegrovën ka shfaqur edhe Napoli në Itali, i cili synonte ta bënte të vetin lojtarin qysh në janar, por që ky transferim dështoi në fund.
Zhegrova, i cili së fundmi u rikthye nga lëndimi, i ka zhvilluar 21 ndeshje në të gjitha garat me Lillen duke i shënuar 8 gola, ndërsa i ka bërë edhe 2 asistime.