75 Mall Live Search
09:54 / E Enjte, 27 Shkurt 2025 / G T

U lëndua me Kosovën, kaq mungon basketbollisti Gëzim Morina

Basketbollisti i Golden Eagle Yllit, Gëzim Morina është lënduar dhe pritet të mungoj gjatë.

Trajneri i klubit nga Suhareka, Ales Pipan, ka bërë të ditur se lojtari kosovar do të mungojë rreth tetë javë, shkruan Indeksonline

Morina u lëndua gjatë ndeshjes me Kombëtaren e Kosovës ndaj Zvicrës në palestrën sportive në Prishtinë.

Basketbollisti i Yllit e lëndoi gjurin dhe kthimi i tij në këtë edicion varet nga skuadra e Yllit nëse arrin të shkojë larg në play-off./Indeksonline/