75 Mall Live Search
16:39 / E Diele, 28 Janar 2018 / indeksADMonline

“Harrohet” përçarja e PDK-së në Skenderaj, ja çfarë po festojnë Lladrovci, Jashari e Haxhiu (Foto)

Gjatë ditëve të fundit kohë pas kohe është raportuar lidhur me përçarjet e PDK-së në Skenderaj.

E siç duket janë pikërisht i pari i Drenasit, Ramiz Lladrovci, Bekim Haxhiu (Kamishi) dhe i pari i Skenderajt, Bekim Jashari të cilët janë bërë bashkë.

Të tre janë parë bashkë në prani të shumë miqve të tjerë, duke festuar për ditëlindjen e Jasharit, transmeton Indeksonline.

Sipas të gjitha gjasave përçarja e partisë nuk po i largon këta të tre, duke përkrahur njëri-tjetrin në politikë.

Madje Lladrovci ka zgjedhur që të urojë Jasharin me fjalët më të mira.

Duhet shtuar se përçarja më e zëshme me PDK-në në Skenderaj është zhvilluar mes ish të parit të kësaj komune, Sami Lushtaku si dhe Bekim Haxhiut, të cilët nuk kanë kursyer edhe fyerjet e rënda personale.

Ky është postimi i plotë i Lladrovcit për Jasharin:

Sot, Bekim Hamëz Jashari e ka ditëlnidjen. E urova, me përgëzimet e sinqerta vëllazërore, për punë e përkushtim në dobi të qytetarëve të komunës së Skënderajit, djep i lirisë së Kosovës.

Jetë të gjatë e plot suksese, Bekim Hamëz Jashari, në vijim të rrugës së pandalshme të paraardhësve tu të lavdishëm. Urime e gëzuar!