75 Mall Live Search
00:02 / E Diele, 09 Mars 2025 / MSH

Dy turq dyshohet se kanë vjedhur para nga një person në Kosovë

Dy turq, që raportohet të kenë ardhur në Kosovë për punë, dyshohet se kanë vjedhur një portofol.

Në një grup ku postohen kërkesa dhe oferta pune nga komuniteti turk në Kosovë, një pjesëtar ka postuar fotografitë e dy të dyshuarve, shkruan IndeksOnline.

Ai thotë se personat e apostrofuar, Nihat dhe Zulfikar, kanë kryer vjedhje në Kosovë, duke grabitur dhe asgjësuar një portofol që kishte kartela krediti në të.

Dëmi i shkaktuar dyshohet të jetë afro 650 euro.

I njëjti ka kërkuar nga pjesëtarët e grupit që nëse i shohin dy të dyshuarit, të kontaktojnë menjëherë njëri-tjetrin.