75 Mall Live Search
08:30 / E Diele, 09 Mars 2025 / Gj. Sh

Dy super duele sot në Superligën e Basketbolit kosovar

Sot zhvillohen dy ndeshje interesante në basketbollin kosovar.

Ndeshjet janë të vlefshme për javën e 23-të të Superligës, shkruan IndeksOnline.

Në qytetin e Suharekës, Golden Eagle Ylli do të jetë nikoqire e Trepçës.

Therandasit renditen në pozitën e gjashtë me nëntë fitore e 13 humbje, derisa mitrovicasit kanë 15 fitore e shtatë humbje.

Ndeshja tjetër e kësaj jave zhvillohet mes Vëllaznimit dhe Bashkimit.

Kuqezinjtë numërojnë 11 fitore e 11 humbje, ndërsa prizrenasit kanë 15 fitore e shtatë humbje.

Të dy këto përballje nisin nga ora 20:00./IndeksOnline/