75 Mall Live Search
21:32 / E Hënë, 10 Mars 2025 / Gj. Sh

Pësoi aksident tre muaj më parë, rikthehet në stadium ylli i Premierligës

Ylli i skuadrës së West Ham, Michail Antonio do të rikthehet në stadiumin e Londrës përpara ndeshjes së tyre me Newcastle.

Antonio ka humbur tre muajt e fundit, pasi pësoi një thyerje të këmbës në një aksident automobilistik më 7 dhjetor, kështu duke e lënë skuadrën e Premier Ligës, të privuar nga sulmuesi kryesor.

Do të jetë hera e parë që Antonio do të shfaqet në një ndeshje të Hammers që nga aksidenti i tij në dhjetor, me grupin e tifozëve Ironworks Alliance të cilët do të shfaqin një baner që tregon ‘dashurinë dhe mbështetjen’ e tyre për sulmuesin. /IndeksOnline/