U ftua Brruti nga Kombëtarja Shqiptare, reagon Grezda

Largimi i Etnik Brrutit nga Përfaqësuesja e Kosovës ka marrë vëmendje të madhe.
Pas ftesës së Brrutit nga Kombëtarja Shqiptare për ndeshjet ndaj Anglisë dhe Andorrës, ka reaguar edhe agjenti i tij, Eros Grezda.
Krahas fotos së publikuar ku vërehet ftesa e futbollistit Etnik Brruti, Eros Grezda ka shkruar “Elhamdulilah”.

Vlen të theksohet se Brruti, është i vetmi në këtë listë që vjen nga Superliga e Kosovës, më saktësisht nga Malisheva.
Kujtojmë se Shqipëria, do të nis rrugëtimin e saj për kualifikueset e Botërorit 2026 në stadiumin ikonik “Wembley”, ku do të përballet ndaj nënkampionit evropian, Anglisë dhe pas tre ditësh do të pres në Tiranë, Andorrën./IndeksOnline/