75 Mall Live Search
10:44 / E Hënë, 29 Janar 2018 / indeksADMonline

Ky është ministri më transparent, iu përgjigjet qytetarëve në Facebook (Foto) 

Ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale, Skender Reçica po del të jetë një nga ministrat më transparent të Qeverisë aktuale, në raport me qytetarët e vendit.

Kjo vërehet nga numri i madh i mesazheve që i vijnë nga qytetarët në faqen e tij zyrtare në Facebook e të cilët vazhdimisht e falënderojnë për përgjigjet në lidhje me pyetjet dhe kërkesat e tyre, transmeton Indeksonline.

I pari i MPMS-së mundohet që të përgjigjet në të gjitha pyetjet me prioritet që i vijnë nga qytetarët, duke siguruar një transparencë të plotë karshi halleve dhe problemeve  të tyre, për çështjet që hyjnë në kuadër të obligimeve të MPMS-së.

Më poshtë po ua sjellim disa nga mesazhet e qytetarëve drejtuar ministrit Reçica./Indeksonline/