Spanja thërret yllin e Premierligës

Kombëtarja e Spanjës do të tentojë të mbrojë titullin e tyre në Ligën e Kombeve.
Dhe selektori Luis de la Fuente, do të duhet të ndryshojë skuadrën pak para ndeshjes çerekfinale me Holandën.
Kjo vjen pasi që mbrojtësi i Barcelonës, Inigo Martinez, do të tërhiqet nga grumbullimi shkaku i një lëndimi.
🚨 𝗢𝗙𝗜𝗖𝗜𝗔𝗟 | Dean Huijsen sustituye a Iñigo Martínez en la convocatoria de la @SEFutbol
— Selección Española Masculina de Fútbol (@SEFutbol) March 17, 2025
El defensa del @afcbournemouth, convocado para la Sub-21, se une a la absoluta para disputar los cuartos de final de la #UEFANationsLeague
🔗 https://t.co/8WbXf0F583#VamosEspaña pic.twitter.com/PSNdBygF76
Andaj De la Fuente, ka vendosur që të thërrasë yllin e Bournemouthit, Dean Huijsen që ta zëvëndësojë atë.
Huijsen, kishte luajtur fillimisht për grupmoshat e Holandës deri te U19-shat, ku më pas kaloi te grupmoshat e Spanjës pas marrjes së nënshtetësisë spanjolle.
Ndeshja e parë çerekfinales mes Spanjës dhe Holandës, do të luhet të enjten në stadiumin “De Kuip” në Rotterdam./IndeksOnline/