75 Mall Live Search
12:25 / E Hënë, 17 Mars 2025 / L A

Nuk u ftua Korenica, ja përgjigjja e Fodës

Pas Brrutit, lajm është bërë edhe mosftesa e Meriton Korenicës nga selektori Foda.

Ndonëse po kalon një superformë në Rumani me CFR Clujin, kjo duket që nuk i mjaftoi gjermanit që ta ftonte atë.

“Fatkeqësisht nuk mund t’i ftojmë 30 lojtarë, kemi menduar t’i ftojmë vetëm 25 lojtarë, këta na kanë bindur se janë të duhurit. Në qershor i kemi ndeshjet e tjera, nëse lojtari në fjalë vazhdon me formë të tillë, atëherë mund të ketë ftesë edhe për të”, u shpreh Foda.