75 Mall Live Search
09:29 / E Martë, 18 Mars 2025 / Z S

Përleshje midis 4 personave, dy prej tyre përfundojnë në paraburgim

Gjatë mbrëmjes së djeshme, policia në Shtime ka pranuar një informatë për një përleshje fizike mes katër personave në fshatin Muzeqinë.

Menjëherë pas marrjes së informacionit, njësitet policore kanë dalë në vendngjarje dhe kanë shoqëruar personat e përfshirë në përleshje, në stacionin policor në Shtime.

Pas intervistimit, të dyshuarit E.A., 24 vjeç, dhe H.B., 22 vjeçar, me vendim të prokurorit të shtetit, janë ndaluar për 48 orë. Ndërkohë, personat e tjerë të përfshirë, A.G. dhe A.B., janë liruar dhe ndaj tyre do të vazhdojë procedura e rregullt hetimore.

Policia rajonale e Ferizajt  mbetet e përkushtuar për të garantuar sigurinë dhe rendin publik, duke ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme ligjore./Indeksonline/