Hapet procedurë disiplinore ndaj Ismet Munishit

Federata e Futbollit të Kosovës ka hapur procedurë disiplinore ndaj Ismet Munishit për shkak të ofendimeve ndaj gjyqtarit Visar Kastrati.
Në inicimin e rastit thuhet se Munishi e ka ofenduar gjyqtarin para dhe gjatë ndeshjes.
“Kryetrajnerit të KF “Dukagjini“, Ismet Munishi nr:ID 0009766M74. Motivi: Në momentin e caktimit të gjyqtarit kryesor në këtë ndeshje, kryetrajneri i KF “Dukagjini” , Ismet Munishi ka filluar fushatë publike ,denigruese dhe kërcënuese në drejtim të tij në rrjetet sociale, ku me pasë është shpërndarë në të gjitha mediat. I njëjti posa kanë arritur në stadiumin “18 Qershori” në Klinë, gjatë inspektimit të fushës, para fillimit të ndeshjes fillon menjëherë me kërcënimet dhe sharjet në drejtimin të gjyqtarit kryesor. Në minutën e 42-të, pas shënimit të golit të mysafirëve vërsulet në drejtim të pankinës mysafire për t’u kacafytur me ta, shanë dhe ofedon në mënyrë të pakontrolluar për çka ndëshkohet me karton të kuq direkt, i njëjti nuk dëshiron të largohet nga fusha por me insistimin e stafit të KF “Dukagjini” dhe delegatit të ndeshjes e largojnë për në tribuna. Sipas raportit të gjyqtarit kryesor dhe xhirimit televiziv në ndeshjen Dukagjini-Drita” thuhet në inicimin e FFK-së ndaj Munishit./Indeksonline/