75 Mall Live Search
13:14 / E Premte, 21 Mars 2025 / G T

S’ka pushim për Kosovën, Foda i stërvit edhe sot djelmoshat “dardanë” para nisjes për në Spanjë

Kombëtarja e Kosovës sot ka mbajtur seancën e fundit stërvitore para nisjes për në Spanjë.

Franco Foda nuk i ka dhënë fare pushim djelmoshave “dardanë”, duke mbajtur sot një stërvitje të lehtë edhe pse mbrëmë ishte ndeshja kundër Islandës, shkruan Indeksonline

Aro Muriq dhe Donat Rrudhani u larguan nga grumbullimi shkaku i lëndimeve, kurse është ftuar Faton Maloku, portieri i Dritës.

Sot pasdite, ekipi kombëtar niset drejt Spanjës ku të dielën zhvillon ndeshjen e kthimit ndaj Islandës./Indeksonline/