75 Mall Live Search
10:43 / E Hënë, 24 Mars 2025 / k.v

Java nis me tentativë vrasjeje në Prizren, një i arrestuar dhe një tjetër në kërkim

Një rast i përleshjes mes disa personave është raportuar sot në Prizren, transmeton IndeksOnline.

Policia e Kosovës ka dalë me urgjencë në vendin e ngjarjes, ku ka gjetur një person të lënduar, i cili është dërguar për trajtim mjekësor në emergjencë. 

Të dyshuarit janë larguar nga vendi i ngjarjes, por njëri prej tyre është lokalizuar dhe arrestuar, ndërsa personi tjetër, i njohur për policinë, është në kërkim.

Me vendim të prokurorit të shtetit, të arrestuarit i është caktuar masa e ndalimit për 48 orë. 

Në vendin e ngjarjes është sekuestruar një automjet si provë materiale, ndërsa hetimet po vazhdojnë. Rasti është cilësuar si “Vrasje në tentativë” nga prokuroria e shtetit./IndeksOnline/